logo

Historia Jonë

BIZNESI YNË

Familja jonë ka filluar të mbarështrojë bletë që nga vitet '70, kur babai im rriti për herë të parë një familje bletësh, duke nisur një traditë të dashurisë dhe përkushtimit ndaj bletarisë. Pasioni ynë na shtyu të studiojmë metodat organike për kujdesin e bletëve, si vajrat esencialë, që mbrojnë bletët pa lënë mbetje në mjaltë apo produktet e tjera. Përveç tregtimit të kolonive të bletëve, ne prodhojmë mjaltë të pastër, dyllë, propolis të gjitha të certifikuara organike dhe synojmë gjithashtu prodhimin e qumështit mbretëror dhe mbretëreshave të fekonduara për tregtim.

BLETËT TONA

Kosheret tona janë të mbushura me bletë që punojnë çdo ditë me përkushtim, ashtu si dhe ne, që transportojmë me kujdes bletët në vendet më të veçanta për të mbledhur nektarin më të shijshëm. Mjalti dhe produktet e tjera mblidhen me kujdes nga familja jonë, duke e bërë këtë një proces të këndshëm dhe pasionant. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë mjaltin më të shijshëm dhe përbërësit më të pastër nga kosheret tona. Përveç kësaj, përgatisim kozmetikë 100% bimore dhe suplemente ushqimore, duke garantuar cilësi të lartë dhe natyralitet në çdo produkt.

FERMA TREBESHINA,
PODGORANË-FUSHË, SUKË
PËRMET, SHQIPËRI
logo
TEL: +355699953697
EMAIL: trebeshinahoney@gmail.com
natural