hexagons hexagons

Mjaltë i pastër me cilësi dhe vlera ushqyese shumë të lartë nga fshati Fushë-Podgoran në Përmet që nga viti 1975 Shijoni mjaltin në formën e tij më autentike!

logo

Familja jone

Familja jonë është aktive në bletari që nga viti 1975. E nisëm me dashurinë për natyrën dhe pasionin për bletarinë dhe vazhdojmë të njëjtën gjë të pastër, natyrale dhe organike.

logo

Produkte biologjike

Ne prodhojmë mjaltë dhe pelte mbretërore: të gjitha të certifikuara organike dhe plotësisht të papërpunuara, direkt nga kosherja në kavanoz, që nga viti 1975.

hexagon

Historia Jonë

Familja jonë ka një traditë të gjatë në mbarështimin e bletëve, që daton që nga vitet 1975. Kjo trashëgimi e vyer është përçuar brez pas brezi, dhe tani ne jemi brezi i dytë i bletarëve në familjen tonë. Me një përkushtim të veçantë ndaj këtij zanati, kombinuar me njohuri, pasion të pashtershëm dhe respekt për bletën, ne vazhdojmë të prodhojmë mjaltin më të pastër dhe cilësor nga shpatet e egra malore të Përmetit ku bletët tona punojnë për të krijuar një produkt të vërtetë të natyrës.

VETITË UNIKE TË PRODUKTIT TË BLETËVE

Produkt me vlera të larta ushqyese

vazo-mjalte
tick

Antibakterial dhe antiseptik: Mjalti ka veti natyrale antibakteriale dhe antiseptike, duke e bërë të dobishëm për shërimin e plagëve dhe infeksioneve të lëkurës.


tick

Mjalti është i pasur me antioksidantë që luajnë një rol kyç në mbrojtjen e trupit nga dëmtimet oksidative të shkaktuara nga radikalet e lira, duke kontribuar kështu në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe plakjes së parakohshme.


tick

Mjalti është një përbërës i vlefshëm në produktet kozmetike, ku përdoret për vetitë e tij ushqyese dhe hidratuese, duke ndihmuar në ruajtjen e lagështisë dhe butësisë së lëkurës dhe flokëve, si dhe në përmirësimin e elasticitetit të tyre.


tick

Ndihmon në tretje: Konsumi i mjaltit mund të përmirësojë funksionin e tretjes dhe të ndihmojë në lehtësimin e problemeve si refluksi i acidit dhe ulçera.


PRODUKTET TONA

Për porosi klikoni këtu
fundi-imazh fundi-imazh
FERMA TREBESHINA,
PODGORANË-FUSHË, SUKË
PËRMET, SHQIPËRI
logo
TEL: +355699953697
EMAIL: trebeshinahoney@gmail.com
natural